Celebrities Gossip Showbiz

“Marr valixhet e iki”, Graniti i tregon Fifit…

Menjëherë pas spektaklit të së premtes Granit Cana i shprehu Fifit se e sheh thjesht si motër e se mes tyre nuk mund të ndodhë diçka. Këngëtarja, e cila ka një pëlqim të fortë për të nuk e ka përjetuar mirë këtë situatë, madje ka patur kriza paniku që u diskutuan gjatë nga banorët e tjerë dhe publiku jashtë.

E nga dita në ditë duket se Graniti po i largohet Fifit duke ja bërë edhe më të qartë që nuk ka ndjenja për të. Pak ditë më parë, teksa po qëndronin bashkë, Fifi i bëri një propozim të çuditshëm duke i “kërkuar” Granitit të fejohen bashkë. Teksa u organizua “dasma” mes Arditit dhe Beniadës me praninë e Bujar Qamilit dhe orkestrës, këngëtarja pyeti Granitin se përse nuk u fejuan dhe ata. Ky i fundit zgjodhi ta injorojë atë duke kënduar pa i dhënë asaj një përgjigje.

E gjithashtu, Graniti i shprehu hapur Fifit tipin e tij dhe se nëse nuk ndodh çfarë ai ka treguar se nuk ka asgjë me banoret e tjera aty brenda, që nesër do të marrë valixhet dhe të largohet.

Graniti: Jena shokë edhe me ata dhe nuk ka ndodhë asgjë më shumë. Si të duash venja lapsin. Që nesër marr valixhet dhe largohem. Graniti jam, kështu jam, ju pëlqeftë mirë, s’ju pëlqen ok.

Fifi: Ideja është që ti del prej këtu kur të vijë dita.

Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien mes tyre reagoi dhe motra e Granitit, e cila mori vëmendjen e të gjithëve. Ajo postoi si fillim një video së bashku me të vëllain ku shkruante se e donte dhe e mbështeste atë. Më pas ka bërë një InstaStory që i habiti të gjithë më atë që që kishte shkruar. Por e ka fshirë brenda pak minutash. Ajo kishte thënë se në të vërtetë Graniti kishte një pëlqim për Semin dhe se ai duhet të rrinte i qetë pasi më në fund shpëtoi nga një e çmendur dhe e sëmurë mendore si Fifi.

Fjalë të tilla me të vërtetë na kanë shokuar të gjithëve, pasi disa ditë më parë ajo ishte e ftuar në një emision dhe e ka cilësuar Fifin si kunatën e saj duke thënë se e sheh mjaft serioze lidhjen e saj me të vëllain.