Bota

Marrëveshje për armëpushim në Gaza para muajit të Ramazanit, Izraeli dhe Hamasi gati për bisedime në Kajro!

Izraeli dhe Hamas pritet të rifillojnë bisedimet sot në kryeqytetin e Kajros në Egjipt, për të arritur një marrëveshje që do të sillte armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.

Ndërmjetësuesit një pjesë e të cilëve nga Egjipti dhe pjesa tjetër nga Katari tashmë janë duke pritur një përgjigje nga palët në mënyrë që të ulen në tavolinë për të diskutuar mbi pikat e propozuara. Arritja e një marrëveshjeje, tha një zyrtar amerikanë për reuters, duket shumë afër pasi Izraeli ka pranuar pak a shumë kushtet kushtet e propozuara nga grupi militant.

Por mediat izraelite nga ana tjetër shkruajnë se qeveria e Tel Avivit para se të ulet në bisedime po kërkon siguri për jetën e pengjeve. Kërkesë që është refuzuar nga Hamas për të treguar se cilët prej tyre janë gjallë. Kjo gjë mund të detyrojë grupin negociator izraelitë që të mos ulet në bisedime.

 “Nëse Izraeli pranon kërkesat tona, të cilat përfshijnë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore dhe rritjen e ndihmës humanitare, kjo do të hapte rrugën për një marrëveshje armëpushimi brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme,” citohet të ketë thënë për Reuters një zyrtar i grupit militant të Hamas.

ipas tij, kërkesat përfshijnë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore dhe rritjen e ndihmës humanitare. Ndërmjetësuesit duan që marrëveshja të arrihet përpara se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, më 10 mars. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thonë se pauza gjashtë-javore do të sillte lirimin e më shumë pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Presioni për një marrëveshje mes palëve u intensifikua pas incidentit të së enjtes jashtë qytetit të Gazës në veri të territorit, ku të paktën 112 njerëz u vranë gjatë tentativës për tu furnizuar me ndihma ushqimore. Lidhur me rastin Hamas akuzoi trupat izraelitë se qëlluan mbi civilët teksa përpiqeshin të merrinin ushqime. Por Izraeli e mohoi një gjë të tillë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga grupi I Hamas, numri I viktimave deri më tani si pasojë e konfliktit të armatosur që nisi më 7 tetor të vitit të kaluar ka shkuar mbi 30 mijë.