Celebrities Dilema Sociale Gossip Showbiz

Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…

E ftuar këtë të enjte në “Dilema Sociale” nën moderimin e Eno Popit ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun Marsela Çibukaj. Ajo ndër të tjera foli për karrierën e saj muzikore dhe konkurset në të cilat ka marrë pjesë.

Marsela u shpreh për pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania” si dhe  fituesen Rina Bilurdagu.

Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë shoqe me Rinën, e cila fitoi “The Voice of Albania”. Në një farë mënyre, mendoj se ka qenë deri diku e drejtë që ajo të fitonte, por ama zemrat e publikut i kisha fituar unë.

Më tej, Marsela dha detaje edhe mbi pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Italy”. Artistja mendon se e ka gjetur arsyen pse nuk vazhdoi më tej në këtë spektakël.

Unë u eliminova në “The Voice of Italy”, sepse vajza që më konkurronte, e cila nuk ishte më e aftë se unë, ishtë këngëtare e mirë por jo ndonjë diçka e jashtëzakonshme. Ajo ishte e lidhur me një kontratë diskografike, bënte zërat bazë, meloditë bazë për këngët që merrte më tëj Laura Pausini dhe artiste të tjera të mëdha.