Robert De Niro ka marrë Yllin e Artë nga miku i tij prej gati një jete, Martin Scorsese. De Niro ka marrë çmim karriere përgjatë natës së parë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit, i cili është duke u zhvilluar në Marakesh të Marokut.
De Niro më pas ka gjetur rastin për të sulmuar “nacionalizmin grotesk” të SHBA në periudhën e Trump-it. Me “Taxi Driver”, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës në vitin 1976 dhe më pas me “Raging Bull”, që i dha Oscar-in në vitin 1981, solidariteti mes De Niros dhe Scorseses, të rritur në të njëjtën lagje të New York-ut, është konsoliduar gjithnjë e më shumë, deri tek bashkëpunimi i tyre i fundit, filmi “Irishman”, filmi i 9-të i bashkëpunimit Scorsese De Niro, i cili pritet të dalë në muajt e parë të 2019-ës.
Ylli i vërtetë i ditës së parë të Festivalit të XVII të Marakeshit, i cili do të zgjasë deri me 8 Dhjetor ishte Robert De Niro, 75 vjecari, i cili u tregua mjaft i përzemërt me fansat, duke firmosur autografë në hyrje të pallatit të Kongreseve.
Aktori ka kujtuar gjithashtu me nostalgji Bernardo Bertoluccin, i cili ndërroi jetë me 26 Nëntor, dhe me të cilin në vitin 1976 ka xhiruar filmin e famshëm “Novecento”.