Celebrities Gossip Showbiz

Mbani frymën, Zayn Malik zbulon tatuazhet e reja!

Zayn Malik ka treguar tatuazhet e tij të reja në një fotografi të rrallë në Instagram që ndau të dielën. Ish-ylli i “One Direction” kishte tatuazhe të reja në qafë, ndërsa ai gjithashtu dukej se i kishte shtuar bojëra edhe krahut. Zayn shtoi një model të zi të modeluar në qafë së bashku me vija të kuqe të ndritshme në të dyja anët.

Designs: Zayn added a black patterned design to his neck along with bright red stripes on either side

Këngëtari gjithashtu kishte një tatuazh të ri të kuq në krahun e majtë ndërsa pozonte me një bluzë të bardhë. Fotografia më e fundit e Zayn ishte më 5 tetor, ku ai kishte më pak tatuazhe. Më parë është thënë se artisti kishte më shumë se 60 tatuazhe, duke përfshirë një gjarpër në shpatull dhe personazhe komikë në këmbët e tij.

Kujtojmë, se Zayn do të hyjë në një stil të ri, pikërisht në rap në albumin e tij të ardhshëm. Këngëtari, i cili ndan vajzën Khai me Gigi, i postoi këngët në Twitter në një lidhje Dropbox, që do të thotë se çdokush mund t’i dëgjojë ato falas.

Rikujtojmë, se Zayn mori pjesë në Met Gala një herë në vitin 2016 me Gigi, por prej asaj kohe nuk është shfaqur më dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë as në të ardhmen. Në një deklaratë për “GQ” ai u shpreh se:

Nuk është diçka në të cilën do të shkoja. Më mirë të ulem në shtëpinë time, të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba të shtrenjta dhe të fotografohem në një tapet të kuq … të mburrem. Më shikoni, ai në tapetin e kuq jam unë! Kjo nuk është për mua.