Bota Botë e Çuditshme

Mbante fetuse në të dyja mitrat e saj, lind më në fund 32-vjeçarja nga Alabama!

Një nënë 32-vjeçare në Alabama solli në jetë dy vajza binjake, të cilat u zhvilluan në dy mitra të ndryshme. Mjekët e kanë quajtur, shtatzëni “një në një million”. Procesi i lindjes zgjati afro 20 orë. Vajzat përshkruhen si binjake me ditëlindje të veçanta. 32-vjeçarja ka lindur me dy mitra, një gjendje e quajtur didelfia e mitrës. Rreth 1 në 2000 gra lindin me mitër të dyfishtë.

Siç raporton gazeta britanike The Guardian, vetëm një përqindje prej rreth 0.3% e grave shfaqin këtë anomali të veçantë, e cila formohet në një fazë të hershme të shtatzënisë, rreth tetë javë, në fetusin femër. Në rastin e Hatcher, është befasuese që të dy uteruset kanë ovuluar në të njëjtën kohë ose afërsisht.

Mjekët e 32-vjeçares theksuan rreziqet e një seksioni cezarian te një grua me dy mitra, si për shembull se humbja e gjakut mund të ishte më e madhe pasi do të duheshin dy seksione.