Aktualitet

Mbetën të bllokuar nga dëbora në Valbonë, shpëtohen tre turistët nga Kosova!

Tre turistë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar nga dëbora e dendur në Valbonë

Mësohet se dy prej tyre kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës, ndërsa, pas disa orësh kërkime, është gjetur dhe turisti i tretë.

“Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.”- njofton policia.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.