Celebrities Gossip Music Showbiz

Mbi krevat dhe me një gotë alkool në dorë, Capital T bën lajmërimin e papritur!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Ka vetëm pak ditë që kur Capital T ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Hera e fundit” e deri më tani ka arritur 3.2 milionë klikime. E duket se Kapo nuk ka ndërmend të bëj aspak pushim, pasi vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instagram, ku na ka treguar një pjesë nga videoklipi ka lajmëruar se do të publikojë projektin e ri muzikor dhe më shpejt se sa mund ta mendoni. Kënga e tij e re, e cila titullohet “Dashnis” do të lancohet sot në orën 18:00.

Së fundmi Capital T ka publikuar një video nga një prej koncerteve të tij javën e kaluar, mbrëmjen kur Zvicra ka skualifikuar nga Botërori Serbinë. E atë ditë Kapo ka festuar me fansat e tij, duke kënduar shqip në Zyrich dhe duke përshëndetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.