Aktualitet Rajoni

Mbledhja e dy qeverive, reagon Kurti: Suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duhet krahasuar me botën!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me anë të një postimi në Twitter pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurti shprehet se suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duhet krahasuar me botën, duke theksuae se vendet kanë nevojë për më shumë unitet.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta matim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shkruan Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1538882254818226176?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1538882254818226176%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2022%2F06%2F20%2Fmbledhja-e-perbashket-me-ramen-kurti-sduhet-ta-matim-suksesin-tone-me-njeri-tjetrin3%2F

Këtë të hënë u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja mes dy vendeve se prej 1 Qershorit deri në 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës,  do ta kalojnë kufirin,  pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive  kufitare.