Celebrities Gossip

Mbretëresha Elizabeth i adhuron Krishtlindjet, ja si e ka zbukuruar ajo pallatin mbretëror!

Një nga pallatet e Mbretëreshës ka pasur një ndryshim vërtet festiv që përfshin një pemë Krishtlindjeje 15 metra dhe copa të bukura argjendi. Dekorimet e Krishtlindjeve tani janë vendosur në Pallatin në Edinburg, që është rezidenca zyrtare e Mbretëreshës në Skoci.

Fotot tregojnë dekorimet vezulluese që përfshijnë kurora prej kadifeje, manaferrat me shkëlqim dhe gjethet e stinës. Në Galerinë e Madhe ndodhet pema e Krishtlindjes 15 metra e lartë, e cila është stolisur me dekorime vezulluese dhe drita të ndezura. Ndërsa Shkallës së Madhe që të çon në Banesat e Shtetit i është dhënë një temë festive.

Ndërkohë, në dhomën mbretërore të ngrënies, tavolina është zbukuruar me lule, kurora dhe fruta të sheqerosura artificiale, të cilat shtrihen pranë pjesëve nga një shërbim argjendi që iu dha George V dhe Mbretëreshës Mary për të shënuar jubileun e tyre të argjendtë në vitin 1935.

Vizitorët në pallat mund të shikojnë dekorimet nga sot deri më 6 janar dhe madje ofrohen disa turne ekskluzive pas orarit. Thuhet se mbretëresha mezi pret Krishtlindjet, por nuk do ta kalojë atë në Pallat. Në vend të kësaj, ajo do të presë familjen e saj në Sandringham pas rikuperimit nga një ndrydhje e shpinës. Monarkja i siguroi të afërmit e saj se po ndihet shumë më mirë dhe po pret me padurim mbledhjen tradicionale festive në pronën e saj në Norfolk.