Botë e Çuditshme

Në këtë vend po ofrohet birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë!

Shumë kompani në qytetin jugor indian të Bengaluru-së po ofrojnë një mori stimujsh, nga ushqimi falas deri tek udhëtimet me taksi për njerëzit që votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. I vendosur në shtetin Karnataka, Bengaluru është shpesh në lajme për pjesëmarrjen e ulët të votuesve.

Kështu që hotelet, shërbimet e taksive dhe firmat e tjera kanë njoftuar nisma për të inkurajuar njerëzit që të votojnë. Këto përfshijnë birrë falas, udhëtime me taksi me ulje dhe madje edhe kontrolle shëndetësore falas. Në disa pika ushqimore, klientët duhet të tregojnë gishtin e tyre të njollosur me bojë të pashlyeshme si provë që kanë votuar.

Qyteti po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve shtatëfazore të Indisë. Së fundmi, gjykata e lartë e shtetit lejoi një shoqatë hotelesh të jepte ushqim falas ose me çmime të zbritura për sa kohë që nuk shkel udhëzimet zgjedhore.