Celebrities Gossip Showbiz

Mc Kresha sapo është bërë baba për herë të dytë?!

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri.

Së fundmi dihej se Kresha ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë e burime për Prive kanë konfirmuar se ditën e sotme, pak orë më parë reperi ka pritur djalin e tij. Për po të njëjtat burime, konfirmohet se gjendja shëndetsore e partneres së Kreshës, Erzina dhe e vogëlushit është shumë e mirë.

Lindja është bërë në Kanada, aty ku tanimë po jeton çifti së bashku me vajzën e tyre Izën.

Deri më tani, reperi nuk ka bërë asgjë me dije në rrjete sociale, megjithatë nëse është e vërtetë i urojmë reperit një jetë sa më të gjatë për bebushin!

i ftuar së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘Shqipëria Live’, Mc Kresha na ka treguar një tjetër anë tijën për të cilën rrallëherë e kemi dëgjuar reperin të flasë. Bëhet fjalë pikërisht për jetën e tij private dhe atësinë.  Vajza e tyre është pagëzuar me emrin Iza që do të thotë ‘Zoti është i përsosur’. Më tej, reperi ka folur se sa kohë kalon ai me vajzën e tij, duke ditur se karriera e tij është shumë e suksseshme dhe mund të mos ketë mjaftueshëm kohë.

Së bashku me mikun dhe kolegun e tij më të mirë, Lyrical Son nuk ka asgjë që i ndal. Edhe pse prej vitesh në krye të artistëve më të mirë të zhanrit hip-hop dhe tepër të pëlqyer nga ndjekësit, reperët po na tregojnë se ende nuk kemi parë gjë akoma.

Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre më të ri më datë 12 janar “Muzikë e Alltisë”.  Albumi përfshiu plot 11 këngë.