Celebrities Gossip Showbiz

‘Me Anxhelën do dehemi’! Këngëtarja paralajmëron surprizën e rradhës…

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent nuk para është shumë aktive në krahasim me këngëtarët e tjerë në tregun tonë muzikor, megjithatë sërish vazhdon të publikojë projekte të reja. Këngët e saj aq shumë te ndjera pëlqehen nga ndjekësit e saj dhe mesa duket pritja për ta mori fund.

Në këto ditë të të ftohta, Anxhela ka vendosur të na ‘dehë’ pak me një surprizë të re. Ditën e sotme në orën 18:00 bukuroshja do të publikojë “Me ty do dehem”. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo e ka bërë këtë me dije teksa shfaqet e ulur në tavolinë, një foto që duket të jetë bërë nga xhirimet e videoklipit.

Anxhela Peristeri na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në ‘Eurovision’, e cila arriti të na çonte deri në finale. Look-u i saj dhe zëri potent ranë në sy dhe nga mediat ndërkombëtare.

E ftuar para pak muajsh në një intervistë këngëtarja bukuroshe ka treguar se shqiptarët e kanë sulmuar shumë për prejardhjen e saj greke.

Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun.