Celebrities Gossip Showbiz

“Me Borën”, mos ndoshta edhe Luana sapo u përfshi në ngjarjen më të përfolur të momentit?!

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Ndër to është dhe Luana Vjollca, e cila njihet për miqësinë e saj me Borën. ndryshe nga VIP-at e tjerë që e kanë mbështetur prezantuesen me anë të deklaratave në Instastory, Luana ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe jo shumë të drejtpërdrejt.

Teksa ka publikuar pak orë më parë disa foto në llogarinë e saj në Instagram, teksa ndodhet në Zvicër dhe ka pozuar në në vend me borë, krahas ka shkruar: “Me Borën”, duke e vendosur shkronjën B me kapitale për të vënë në dukje se nuk e ka me dukurinë natyrore, por me Borën si prezantuese, duke bërë kështu një lojë të vogël fjalësh.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë. Kjo e fundit ka shpërndarë një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku Antigona ka përkrahur vajzën e saj dhe sigurisht që është kundër çdo komenti negativ që thuhet për të në rrjet. Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës.