Celebrities Gossip Showbiz

Me foto dhe dedikime shumë romantike, mos ndoshta Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po na paralajmërojnë për një bashkëpunim të ri mes tyre?

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it. Dyshja edhe pse jo shpesh kanë realizuar disa bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kanë numëruar miliona klikime.

E duket se mund të kemi një tjetër hit prej artistëve! Pak më parë, çifti kanë publikuar të njëjtat fotografi romantike, teksa shfaqen duke u puthur në perëndimin e diellit. Përpos faktit që na ‘shkrinë zemrat’, duket se edhe na paralajmëruan për një bashkëpunim mes tyre.

Në kohë të mira e të vështira! dhe Zemër përmbi zemër!

Në fakt më së shumti këto fjalë na bëjnë të mendojmë se janë vargje kënge dhe dyshimet për këtë i shton pjesa që dyshja i kanë bërë tag bashkëpunëtorëve të tyre në muzikë.

Rikujtojmë se, Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin.  I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël.

Rikujtojmë se, Miriami dhe Albani janë prindër të fëmijëve, një vajze dhe një djali. Dyshja e këngëtarëve që janë gjithmonë pranë publikut kanë rrëfyer historinë e ëmbël se si zbuluan që engjëlli i tyre do të vinte në jetë kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e gjithashtu teksa ishin edhe në xhirimet e klipit “Duamë”.