Celebrities Gossip Showbiz

Me fotot më të bukura teksa nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur, Zaimina Vasjari vë në lojë ndjekësit!

E shkëputur prej kohësh nga muzika për t’u fokusuar te biznesi i saj i veshjeve si edhe për t’ju përkushtuar familjes, Zaimina para disa ditësh na dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për të dytën herë.

Me anë të një fotografie ku shfaqej veshur me një palë xhinse të gjera dhe një këmishë të lidhur para në mënyrë që barku i rrumbullakosur të dukej qartë, këngëtarja na i bëri sytë zemra.

E duket se bukuroshja ka vendosur sërish të ndajë me ne disa foto shumë të bukura, këtë herë Zaimina ka ngritur edhe një pyetje për ndjekësit e saj. Krahas fotove buzë detit ku shfaqet veshur me një fustan të bardhë së bashku me vajzën e saj Khloe, e cila puth barkun e mamit, këngëtarja ka shkruar:

Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot! Si mendoni bebi është vajzë apo djalë?  

Po ju, çfarë mendimi keni?

Zaimina u bë nënë për herë të parë në vitin 2018-të dhe e pagëzoi vajzën e saj me emrin Khloe. Gjatë kësaj kohe bukuroshja i është larguar tregut muzikor duke mos sjellë projekte të reja.

Për herë të fundit në ekran, këngëtaren e pamë në rolin e jurisë në spektaklin “Maskat”, një ekperiencë që nuk zgjati shumë.