Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund! Krist Aliaj flet për ish të dashurën e tij , Zazën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Krist Aliaj nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Cila ka qenë marrëdhënia jote me Zazën?

Nuk dua të komentoj për këtë, është e mbaruar, le të rrijë ashtu më mirë. Si me atë, si më Keisin, janë dy marrdhënie të mbaruara për mua.

Më Zazën ke pasur marrëdhënie të gjatë jashtë?

Jo, jo të gjatë. Kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte një distancë e gjatë, dhe kjo e bënte akoma më të komplikuar. Kshuqë për mua dhe kjo më mirë që përfundoi se tregoi që s’jemi për njëri-tjetrin.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Efi Dhedhes nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media, ku ka treguar nëse ka komunikuar me Luizin dhe Kiarën pas finales.