Celebrities Gossip

Me një dedikim shumë pikëllues, Vilma Masha njofton ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur!

Prezantuesja Vilma Masha është një figurë shumë e dashur dhe simpatike e televizionit. Së fundmi, ajo ka lajmëruar ndarjen nga jeta të babait të saj. Me anë të një Instastory ku prezantuesja ka vendosur një fotografi të sajën dhe të atit të ndjerë në ditën e saj të dasmës, shkruan dedikimin pikëllues.

Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë.

Vilma Masha nuk përfshihet në botën e thashethemeve dhe skandaleve, madje dhe dasma e saj në shtator të vitit 2018 ishte private dhe përveç disa fotove nuk mësuam më shumë.

Prezantuesja gjithashtu është bërë nënë për herë të parë në dhjetor të 2019-ës. Ajo u bë nënë e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Sea dhe nuk ngurron ta postojë në rrjete sociale.