Showbiz

Vilma Masha bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja simpatike e sportit, Vilma Masha është bërë nënë për herë të parë dhe po përjeton momentet më të bukura në jetën e saj.

Mbrëmjen e kaluar ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku mban dorën e vogëlushes së saj e megjithëse nuk duken fytyrat e tyre kjo foto mbetet e ëmbël.

“Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin.” -shkroi ajo në diçiturën e fotos.

Sakaq, Vilma nuk ka dashur ende të zbulojë emrin e vajzës por një komentues pa dashur e ka bërë të ditur se ajo quhet Sea.