Celebrities Gossip Showbiz

“Më shkakton haluçinacione dhe paranojë”, vajza e Michael Jackson na zbulon më shumë nga vetja!

Vajza e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, Paris së fundmi ka rrëfyer gjithçka në një episod gjatë bisedës në “Red Table Talk”. Ajo u shpreh se vëmendja e vazhdueshme e paparacëve në një moshë të re e çoi atë në haluçinacione dhe paranojë.

Unë përjetoj haluçinacione ndonjëherë nga kamerat dhe paranojë të rëndë dhe për këtë kam shkuar në terapi.

Ndër të tjera ajo tha se një metodë që ajo përdor për të ruajtur privatësinë është t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj të nënshkruajnë marrëveshje mos-zbulimi. Kjo bisedë me Smith pritet të dalë në premierë ditën e nesërme.

Rikujtojmë, se 23-vjeçarja rreth një viti më parë publikoi albumin e saj debutues me titull “Wilted” në nder të babait të saj të ndjerë. Bukuroshja shkroi 11 këngë për albumin ku secila zbuloi një aspekt shumë intim dhe personal të përvojës së saj të jetës.

Nga Jackson ajo është frymëzuar për përdorimin e metaforave në muzikën e saj si një mënyrë për t’u përballur me ndjenjat e saj në lidhje me temën e secilës këngë.

“Fëmijëria ime nuk ishte vetëm shkëlqim dhe privilegje”. Artistja në një intervistë me Naomi Campbell në kuadër të emisionit në YouTube ‘No Filter’, zbuloi sfondin e asaj që do të thoshte të rriteshe si vajza e mbretit të POP-it. 23-vjeçarja nuk e mohoi që ajo kishte një fëmijëri të privilegjuar, por gjithashtu shpjegoi se babai i saj e mbajti atë me këmbë dhe i mësoi parime të forta të etikës në punë.