Showbiz

Mediat franceze zbulojnë të vërtetën rreth shëndetit të Michael Schumacher

Ish-kampioni i F1, Michael Schumacher u përfshi në një incident tragjik në vitin 2013 pasi përplasi kokën tek një shkëmb teksa bënte ski.

Këto pushime me familjen e tij u kthyen në një ngjarje që thuajse i morën jetën. Sakaq, që prej asaj kohe askush nuk e kishte të qartë gjendjen e tij shëndetësore krahas faktit se piloti i famshëm ishte në koma.

Së fundmi, burime pranë “Parisien” kanë zbuluar se Schumacher ka mbërritur në spitalin Europian Georges-Pompodou me një ambulancë zviceriane për të marrë një trajtim të veçantë.

Ai do të jetë pjesë e një eksperimenti drejtuar nga Philippe Menasche për të marrë shërbimin e kirurgjisë kardiovaskulare.

Kjo do të bazohet tek infuzioni i qelizave burimore në organizmin e Michael për të arritur një veprim sistematik anti-inflamator.