Showbiz

Megan dhe Brian rikthejnë romancën në Hawaii

Megan Fox dhe Brian Austin Green lidhën kurorë në Maui, Hawaii, në Resortin “Four Seasons” në qershor të vitit 2010.

Pas tetë vitesh dhe tre fëmijëve së bashku, duket se romanca e çiftit nuk është shuar.

Bukuroshja 31-vjeçare dhe aktori 44-vjeçar janë fotografuar më të dashuruar e më në formë se kurrë , teksa janë rikthyer në rërën e “Kailua-Kona”.

Megan dhe Brian janë prindër të tre djemve: Noah Shannon, 5-vjeç; Bodhi Ransom, 4-vjeç; dhe Journey River, 19 muajsh.