Lajmet e fundit

Megaoperacioni, nga biznesmeni i kazinove, te Bistri e Martinaj, GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit

U zhvillua seanca për verifikimin e kushteve të masave të sigurisë marrë në mungesë për 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.

Nën masa të rrepta sigurie biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka, shoqëruesi i tij, Edmond Preka, ish shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, ish shefi i Operacionales, Oltian Bistri dhe kreu i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe Astmer Bilali, u shoqëruan sot në gjykatë për tu njohur me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave.

Ndërkohë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë.

Seanca u ndërpre për 2 orë, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes.

Sakaq, masa do të verifikohet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

Në 26 banesa dhe ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat eksponentët e krimit monitoronin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Në përditësim…