Gossip

Melinda Ademi zbulon komplimentin epik që i ka bërë Nicky Minaj!

Edhe pse e re ajo është një ndër reperet më të dashura për publikun, bëhet fjalë për Melinda Ademin. Para se të kthehej në shqipëri, ajo e ka treguar talentin e saj në Amerikë, në emisionin e talenteve “American Idol” në vitin 2011.

Në herën e parë ajo kaloi fazën por nuk mund të arrinte në një pozicion të mirë, ndryshe ndodhi herën e dytë. Ajo mundi të shkonte deri në gjysmëfinale. Gjatë periudhës që ishte pjesë e spektaklit ajo kishte mundësinë të ishte pranë yjeve të mëdha të muzikës, Jennifer Lopez apo Nicky Minaj.

Të gjithë mund të shohim se çfarë ka ndodhur në skenën e madhe të spektaklit, por çfarë ndodhi në prapaskenë?! Këto dhe më shumë i ka zbuluar vetë reperja në një intervistë të bërë së fundmi. Ajo u shpreh se çfarë ka ndodhur mes saj dhe reperes Nicky Minaj, çfarë i ka thënë artistja.

Takimi ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfiti yt, a mundesh me u rrotullu? U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” (të pasme të lezetshme)

Mund të themi se një koment i tillë e ka gëzuar mjaft Melindën kjo prej faktit se i ka ardhur nga një prej femrave më të bukura dhe me forma trupore mjaft të lakmuara nga shumë gra.