Aktualitet

Merr flakë një makinë, bllokohet qarkullimi në Elbasan-Tiranë!

Si pasojë e një defekti teknik, një automjet ka marrë flakë në tunelin e Krrabës, duke çuar në bllokim të qarkullimit në aksin Elbasan-Tiranë.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar dhe paraprakisht bëhet e ditur se nuk lëvizet në tunelin që sjell drejt Tiranës e për pasojë po krijohet radhë e gjatë makinash, të detyruara të presin.

Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë e për momentin nuk jepen shumë detaje.