Botë e Çuditshme Gossip Music

Mësuesi shkarkohet nga puna vetëm se këndoi këngën e Britney Spears!

Një mësues në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shkarkuar nga puna për arsye se është xhiruar duke kënduar në klasë një këngë të Britney Spears. Burri që nuk është identifikuar këndoi me “karaoke” hitin e famshëm të yllit të muzikës pop, “Toxic”.

Videoja tregon mësuesin që është ulur në tavolinën e tij duke kënduar, ndërkohë që kishte vënë edhe drita shumëngjyrëshe për shoqërim. Drejtuesit e shkollës e hoqën menjëherë nga puna për mosrespektim të rregullave të institucionit.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se Britney nuk do të jetë më nën kujdestarinë që ka sunduar jetën e saj për 13 vitet e fundit. Deri në shtator, gjykatësja Brenda Penny do të largonte babanë e Britney-t, Jamie Spears, si kujdestari zyrtar me 16 mijë dollarë në muaj, i cili ka pasur në kujdestari karrierën dhe jetën e vajzës së tij për 13 vitet e fundit.

Pesë muaj më vonë, më 12 nëntor, gjykatësja Penny vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t’i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira. Përpara vendimit, avokati i Britney-t, Mathew Rosengart i tha gjykatëses se këngëtarja kishte dëshmuar në mënyrë të përsëritur dhe deklaruar në dosjet gjyqësore se ajo do që t’i rikthehet jeta e saj dhe ajo dëshiron që kjo të përfundojë njëherë e mirë.

Pak javë para se të fitonte lirinë e plotë nga kujdestaria që e kishte privuar në shumë gjëra për 13 vite me radhë, Spears hodhi akuza të rënda ndaj mamasë së saj, se në fakt, kishte qenë ajo ideatorja e kësaj marrëveshjeje. Në postimin, të cilin e fshiu pak çaste më vonë, këngëtarja i drejtohej së ëmës me fjalët:

Ju e dini saktësisht se çfarë keni bërë. Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën.