Celebrities Showbiz

Mezi po e presim! Dua Lipa dhe Miley Cyrus paskan rezervuar një surprizë

“Prisoner” quhet bashkëpunimi më i ri muzikor i këngëtareve me famë botërore, Dua Lipa dhe Miley Cyrus. Projekti është pjesë e albumit të ri të Miley, “Plastic Hearts”. Por, një surprizë tjetër ka ardhur për fansat e divave. Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz, më 27 nëntor, Dua do të mbajë një koncert virtual.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Por, në një postim në Instagram, Dua bëri të ditur se Miley do të jetë pjesë e koncertit të saj virtual.

Ide e shkëlqyer apo jo?! Ne mezi po presim t’i shohim vajzat duke bërë namin. Kujtojmë, që Dua dhe Miley kanë raporte të shkëlqyera me njëra-tjetrën. Këngëtarja amerikane, Miley performoi vitin e kaluar në Prishtinë në festivalin “Sunny Hill”.