Showbiz

Mikja e saj publikon autobiografinë mbi Whitney Houston, zbulon të vërtetën tronditëse

Robyn Crawford mikja e ngushtë e këngëtares së ndjerë Whitney Houston sapo ka publikuar autobiografinë “A song for you: My Life with Whitney Houston”. Në këtë libër zbulohet për herë të parrë marrëdhënia e fshehur e këngëtares së famshme me miken e saj që daton para se ajo të bëhej një yll ndërkombëtar.

Për herë të parë ato u takuan në një kamp në New Jeresy në vitin 1990 kur Robyn ishte 19-vjeçe ndërsa Houston 17-të. “Ne donim të ishim bashkë përgjithmonë por pasi Whitney firmosi një kontratë të rëndësishme diskografike, vendosi t’i jepte fund lidhjes” -tha ajo.

Shkrimtarja shtoi se nëse publiku do e merrte vesh për marrëdhënien e tyre intime do ta përdonin kundra tyre dhe karriera e këngëtares do të merrte fund.