Sport

“Milani duhet të heshtë”/ Shoqata e Arbitrave: Anulimi i golit në derbi ishte i drejtë

Si çdo derbi, edhe ai i mbrëmshmi mes Interit dhe Milanit (3-0, Gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë) ka krijuar polemika. Shkak për këtë është bërë anulimi i një goli të kuqezinjve, kur rezultati ishte 2-0 në favor të kampionëve në fuqi.

Në minutën e 63-të, Bennacer godet nga distanca dhe shënon, por goli nuk u quajt i rregullt. Arbitri Mariani nuk humbi kohë dhe u konsultua me VAR, duke e bërë të pavlefshëm golin pasi vendos për pozicion jashtë loje të Kalulu që është në rrezen e topit.

Shoqata e Arbitrave të Italisë ka dalë sot me një konkluzion përfundimtar. Arbitri anëtar i kësaj Përfaqësie, Gianluca Rocchi e cilëson si vendim të drejtë anulimin e golit, pasi Kalulu jep ndikimin e vet në aksion.

“Anuloje sepse kur ke dyshime, duhet të jesh i rreptë me sulmuesit jashtë loje në zonën e vogël. Kalulu në fakt krijon një disavantazh për Handanovic” – tha ai.

Protestat nga ana e Milanit kanë qenë të shumta. Tifozët, trajneri Pioli dhe drejtuesit e klubit kanë qenë të sigurtë dhe shumë të ashpër mbrëmë pas eliminimit, por sot nëse shikojnë analizën e bërë, me siguri se do jenë më të qetë.