Celebrities Gossip Showbiz

Miliarderët që janë bërë edhe më të pasur në 2023!

500 më të pasurit në botë panë pasurinë e tyre t’ju rritet me 1500 miliardë dollarë këtë vit, duke rikuperuar plotësisht 1400 miliardë të humbur në 2022. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke nënvizuar se miliarderët e teknologjisë kanë parë një rritje të pasurisë së tyre prej 48% ose 658 miliardë dollarësh falë bumit të inteligjencës artificiale.

Elon Musk ia doli të jetë në krye të listës, me një pasuri 95.4 miliardë dollarë. Edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pa pasurinë e tij të rritet me më shumë se 70 miliardë dollarë në një përballje kokë më kokë me Arnault për vendin e dytë në listën e më të pasurve në botë. VMark Zuckerberg, themeluesi i Facebook u bë më i pasur me rreth 80 miliardë dollarë.

Viti që po përfundon shënon edhe rritjen e trashëgimtares së L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, e cila u bë gruaja e parë që grumbulloi një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, duke u vendosur si personi i dymbëdhjetë më i pasur në botë. Pasuria neto e 70 vjeçares kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë. Ajo është ende shumë larg nga homologu francez Bernard Arnault.

Ndërkaq, për Donald Trump, largimi nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020 përkoi me një rritje të pasurisë së tij. Që atëherë ai është 500 milionë dollarë më i pasur dhe me vlerë 3.1 miliardë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Por paditë që rëndojnë mbi ish-presidentin, shumë prej të cilave mund të zgjidhen në vitin 2024, janë një kërcënim që nuk duhet nënvlerësuar.