Aktualitet

Miratohet projekt-buxheti i vitit 2022/ Rriten pagat për mësuesit dhe mjekët nga korriku i vitit të ardhshëm.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nga 1 korriku 2022, mjekëve dhe infermierëve do t’u rritet paga.

Kjo rritje do të jetë me 6%.

Në projekt-buxhetin e vitit 2022, parashikohet që, krahas ndihmës ekonomike, të rritet paga e personelit mjekësor në masën 6% dhe të vendoset në dispozicion 45 milionë dollarë për familjet në nevojë gjatë krizës energjetike.

“Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike me 2 herë. Edhe për gratë e trafikuara do të ketë një rritje me tre herë të masës ekonomike që jepet nga ky program”, deklaroi Manastirliu.

Të njëjtin njoftim e dha edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke thënë se paga do u rritet me 6% edhe mësuesve dhe punonjësve psiko-socialë: “Rriten pagat e mësuesve vitin e ardhshëm me 6%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psiko-socialë në shkolla”.