Celebrities Gossip Showbiz

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj urojnë njëri-tjetrin në Ditën e Shën Valentinit!

Ata janë një nga çiftet më të famshëm të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për artistët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, të cilët na kanë mësuar tashmë me foto shumë romantike dhe dedikime emocionuese për njëri-tjetrin.

Dedikimet dhe fjalët e ëmbla nuk mund të mungonin as këtë Shën Valentin, teksa secili prej dy artistëve ka bërë një dedikim special për njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale përkatëse. Miriam Cani zgjodhi të postojë dy foto me mbishkrimin e mëposhtëm nga kënga e Albanit.

Unë dhe ti

Erdhëm nga ëndrrat në jetë

Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë

Dhe mbollëm një rreze diku

Të shkëlqej sot një diell i vërtetë

Ndërkohë, Alban Skënderaj uron dashurinë e tij, jo me një por me dy psotime. Në të parin duket një foto ku dyshja është në moshë të re dhe shkëmbejnë një puthje të zjarrtë.

Gëzuar Dashuri

Gjithmonë bashkë

Postimi i dytë i Albanit shfaqte videoklipin e këngës “Çdo ditë një Shën Valentin”, të cilin e mbishkroi si më poshtë.

Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin

Dyshja janë një nga çiftet e showbiz-it shqiptar që duket se e festojnë Ditën e të Dashuruarve. Postimet e tyre janë vërtet emocionuese, dhe ata na kanë shfaqur gjithnjë pjesëza nga përditshmëria e tyre e mbushur me dashuri.