Horoskopi Lifestyle

‘Mjerë ju’ nëse shefi juaj i përket një prej këtyre shenjave të zodiakut…

Ndërsa disa njerëz kanë lindur me aftësinë për të udhëhequr ekipet drejt suksesit, të tjerë nuk ia dalin mirë kur janë në krye, madje edhe kur kanë kualifikimet e duhura. Astrologët pohojnë se personat e lindur në këto shenja janë liderë të këqij, sepse shpesh angazhohen në komunikim pasiv-agresiv, nuk pranojnë përgjegjësi për gabimet dhe injorojnë problemet. Njihuni më poshtë me to dhe zbuloni nëse edhe shefi juaj bën pjesë në këtë grup…

Peshqit

Peshqit e ndjeshëm thjesht nuk e kanë atë ‘gen lidershipi’. Ata janë shumë të ngathët, nuk kanë një qëndrim të shprehur qartë dhe nuk dinë të transmetojnë mendimin e tyre. Edhe kur punojnë shumë për diçka, ndonjëherë bëjnë gabime të mëdha.

Demi

Astrologët pohojnë se me gjithë dëshirën për të kapërcyer pengesat, Demi merr vendime të këqija. Arsyeja është se ata udhëhiqen nga emocioni, jo nga logjika. Gjithashtu, Demi ka një problem me ndryshimin, gjë që shpesh mund të jetë një problem i madh në biznes.

Ujori

Pavarësisht se ata janë krijues dhe kanë potencial të madh për të qenë lider, Ujorët janë më të këqijtë në këtë rol. Pjesëtarët e kësaj shenje janë tipa shumë naivë, vetëmohues dhe manipulohen lehtë, ndaj ndodh që të mos shkojnë mirë me anëtarët e ekipit.