Design Lifestyle

Mona Lisa me kapelen tradicionale të fisit të saj, krijuar nga një grua indigjene!

Lart në malet Ande të Bolivisë, e rrethuar nga shtëpi të vogla me çati prej kashte, Claudia Callizaya, 32 vjeçe, vendos penelin e fundit në veprën e saj më të re të artit, “Mona Lisa” e krijuar si një grua vendase. Përshtatja e saj e Mona Lisa-s ka të njëjtin vështrim të qëndrueshëm si portreti në kryeveprën e Leonardo da Vinçit dhe një hundë të ngjashme. Por në kokën e saj është kapelja tradicionale e fisit cholitas të Bolivisë dhe ajo është e mbështjellë me një shami tipike të Andeve.

Dashuria e Callizaya për artin filloi kur ajo përdori gurë nga fushat pranë shtëpisë së saj për të pikturuar. Tani nëna e vetme e dy fëmijëve pikturon në telajo, pasi mori një diplomë kolegji për artet e bukura. Cholitat, gra indigjene janë përgjithësisht nga komunitetet e varfra bujqësore. Fillimisht, ajo donte të bëhej mësuese, duke studiuar arsimin në një kolegj publik në El Alto, por e gjeti profesionin e saj duke marrë mësime në histori arti, ku mësoi për vepra të famshme si skulptura “Venus de Milo” dhe Mona Lisa.

Në kolegj, ajo doli me konceptin e përfshirjes së ikonave të famshme të bukurisë femërore me tiparet dhe veshjet e grave Aymara si ajo. Dhe familja, ia mbështeti plotësisht ambiciet. Që nga prilli, Callizaya ka punuar në ministrinë lokale të kulturës dhe si rezultat i një ekspozite ajo shiti edhe pikturën e saj të parë. Cholita Mona Lisa u ble nga një shtetas amerikan për 50 dollarë.

Rikujtojmë, se një i ri në Francë u maskua si grua në karrocë me rrota dhe vizitoi muzeun e Louvre-t, vetëm që t’i “përplaste në fytyre” një copë torte kryeveprës së Lenardo da Vincit, Mona Lisa. Fotot dhe videot nga skena e pazakontë janë duke bërë tashmë xhiron e rrjetit dhe tregojnë pikturën e famshme të “përlyer” me krem të bardhë.