Celebrities Gossip Showbiz

“Mos këtë, mos atë”, Sara Hoxhës duket se i ka ardhur ‘në majë të hundës’ me komentet e ndjekësve!

Nga një influencer, blogere e sipërmarrëse, Sara së fundmi po sprovon veten e saj në aktrim. Sara Hoxha është një emër mjaft i njohur në botën e medias. Kjo sepse ajo ka krijuar një komunitet mjaft të madh dashamirësish në rrjetet e saj sociale. Sara është një blogere dhe influencuese, kryesisht në Instagram dhe TikTok, e cila prodhon content mjaft cilësor për ndjekësit e platformave. Profesioni i saj, nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ajo u bë kaq e njohur. Në vitin 2016 u përhapën disa thashetheme se mes saj dhe reperit Ledri Vula po lindte një marrëdhënie dashurie. Lidhja e tyre u bë akoma më e fortë gjatë viteve dhe në vitin 2020 vjen në jetë vajza e tyre, Poem Blu Vula.

Një nga vajzat e showbiz-it më të komentuara në rrjete sociale e padyshim komentet nga më të ndryshmet nuk mungojnë edhe nga ndjekësit. E duket se kjo gjë i ka ardhur ‘në majë të hundës’ Sarës, e cila ka postuar një koment të një prej ndjekëseve të saj dhe duket se bie dakord me fjalët që ka shkruar: .

Sara mos kërce, mos aktro, mos u vish, mos u zhvish, bëji ci*at, jo mos i bëj. A thua Sara ka dalë në ankand e po merr leje çfarë të bëjë me jetën e saj! O Sara, jetoje jetën si të ta dojë qejfi ty, me Ledrin, pa Ledrin, shijoje çdo moment e mos dëgjo asnjë! Të dua!

Edhe pse ka zgjedhur që jeta e saj të shihet nga sytë e publikut, Sara Hoxha mundohet që disa gjëra t’i mbajë private dhe t’i bëjë publike dalëngadalë. Një ndër to është fakti se Sara së fundmi ka ngritur sipërmarrjen e saj “Self Collective”, një brand të cilin ajo ka kohë që e projekton, por nuk ka treguar asnjë detaj deri ditën që u lançuan produktet.

Blogerja ishte gjithashtu pjesë e sezonit të parë të emisionit “Dancing With The Stars Albania” së bashku me balerinin Luixhino Hala. Ata u vlerësuan me pikë të barabarta nga juria me çiftin tjetër Elhaida dhe Ledian, por votat e publikut u dhanë atyre fitoren e këtij spektakli magjik.