Celebrities Film & Tv Showbiz

Kush është moderatori më i mirë në Shqipëri sipas Sara Hoxhës?!

E ftuar në pjesën e parë të emisionit të sotëm të “Më lër të flas” ka qenë producentja e mirënjohur Sara Hoxha, e cila në këtë intervistë ekskluzive rrëfeu më shumë rreth jetës së saj personale dhe realizimeve të produksioneve në Top Channel.

E pyetur se kush është moderatori më i mirë në Shqipëri, ajo padyshim u shpreh se është bashkëshorti i saj Ledion Liço për të gjitha spektaklet televizive të arrira realizuar ndër vite. Sara është shprehur se ai di si ta mbajë një publik të mbërthyer pas ekranit apo një spektakël live për pesë orë.

Romeo Veshaj: Kush është moderatori më i mirë në Shqipëri për ty, dhe pse Ledioni?

Sara Hoxha: Pse ma ndërpreve se unë do thoja Romeo Veshaj. Nuk mendoj, për mua padiskutim si bashkëshortja e tij, është Ledioni. Por nuk mendoj se Ledioni është më i miri te Top Story, apo Gjurmë Shqiptare. Ledioni është më i miri në spektakle televizive, secili te vendi vet. Ai di të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Të mbajë një publik të mbërthyer pas ekranit, të mbajë një live show për 4-5 orë dhe është njeriu më i lexuar që unë njoh, më i artikuluari dhe ka një sarkazëm therëse do të thoja.