Celebrities Gossip Showbiz

“Mos qani kurrë kur keni humbur një mashtrues”, Fjolla Morina reagon pas ndarjes nga Fisnik Syla!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Mirëpo, e paharruar do të mbetet dhe martesa e tyre në Maldives që padyshim ishte shumë luksoze dhe i mahniti të gjithë edhe pse vëmendja ishte te ngjarja që ndodhi me skandalin e trafikimit të armëve. E pas kaq shumë kohësh që kanë qenë mjaft të përfolur në media, duket se dyshja i ka dhënë fund me të vërtetë lidhjes mes tyre.

Pas deklaratës së Fisnikut ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Madam’ na ka treguar me anë të disa ‘thumbave’ anën e saj të historisë, duke thënë se sipas saj ai e ka tradhtuar.

Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti një mashtrues.

Ndërkohë para pak ditësh as nga deklarata e Fisnikut nuk munguan disa ‘thumba’ kundrejt Fjollës duke na treguar se gjërat mes tyre nuk janë ndarë në mënyrë edhe aq paqësore.

Pas shumë pyetjeve dhe interesimit tuaj, do t’ju përgjigjem: ‘single’ dhe ‘free’ si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të marrë nga jeta atë që meriton!  

Para pak javësh, plasi skandali, ku pronari i agjencisë turistike me të cilën kanë udhëtuar Fjolla dhe Fisniku për martesën e tyre është shprehur se në momentin që duhet të paguante, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, që është i falsifikuar. Ai u shpreh se Syla nuk ka paguar borxhin ndaj agjencisë, pasi ka paguar vetëm 3 mijë euro nga 21 mijë në total.

Fjolla ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke u shprehur se do ta zgjidhë këtë çështje me avokati dhe se nuk ka qenë në dijeni për marrëveshjen e Fisnik Sylës me agjencinë.

Pas reagimit të Fjollës, menjëherë ka reaguar me një deklaratë dhe Fisniku, i cili e mohoi në mënyrë kategorike dhe u shpreh se gjithçka ka thënë pronari i agjencisë është një gënjeshtër.

Këngëtarja nuk ishte rrëfyer më parë në një intervistë rreth kësaj ndodhie dhe eksperiencës që kaloi gjatë atyre ditëve në burg, madje në rrjete sociale na ‘tregoi’ se ishte shumë e lumtur. Mirëpo, si gjithmonë jo çdo gjë që shohim në botën ‘online’ është e vërtetë, andaj në një intervistë të bërë së fundmi, Fjolla ka ‘hapur zemrën’ dhe ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi.