Health & Beauty

Mosfunksionimi erektil/ Zakoni që rrit rrezikun me 50%!

Tek meshkujt e moshës 30-40 vjeç, duhanpirja rrit rrezikun e disfunksionit erektil me rreth 50% sipas të dhënave të disponueshme.

Siç shpjegojnë ekspertët, për të pasur një ereksion të kënaqshëm, gjaku duhet të jetë në gjendje të rrjedhë lirshëm. Nikotina në cigare mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të shkaktojë degjenerimin e tyre. Përveç kësaj, shkakton ngushtim të arterieve, duke rezultuar në uljen e rrjedhjes dhe uljen e presionit të gjakut lokal. Prandaj, burrat kanë një arsye më të mirë për të lënë duhanin për hir të jetës së tyre seksuale.

Çfarë është disfunksioni erektil

Është paaftësia e një burri për të arritur ose mbajtur ereksionin e kërkuar për të kënaqur nevojat e tij seksuale, si dhe ato të partneres së tij.

Është e vërtetë që shumica e meshkujve e kanë paraqitur këtë problem në një moment të jetës së tyre, zakonisht pas të 40-tave, gjë që ndikon edhe në gjendjen e tyre psikologjike. Disfunksioni erektil që ndodh herë pas here është një problem shumë i zakonshëm. Është e pritshme që në një moment gjatë jetës së tij, një mashkull do ta ketë të vështirë të arrijë ereksionin që dëshiron edhe nëse i është paraprirë nga stimulimi i mjaftueshëm seksual. Mënyra se si paraqitet problemi ndryshon nga njeriu në njeri. Disa meshkuj kanë vështirësi në ereksion gjatë paralojës, të tjerë hasin vështirësi gjatë marrëdhënieve seksuale dhe ka nga ata që e përjetojnë problemin me një partnere të caktuar!

Megjithatë, duhet të shtojmë se humbja e peshës, ushqimi më i mirë, pirja e më pak alkoolit dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojnë në kthimin e disfunksionit erektil.