Lifestyle

Nuk është aspak e lehtë, mësoni sa kohë ju duhet që të krijoni një zakon të ri!

Një zakon, qoftë i mirë apo i keq, është një formë e automatizmit që na shtyn të sillemi në një mënyrë të caktuar në një situatë. Ndërkaq, sa kohë ju duhet për të krijuar një zakon të ri? Shkenca thotë se duhen nga 18 deri në 254 ditë. Studimet e shumta kanë nxjerrë në pah se sjelljet e zakonshme kontrollohen nga sistemi limbik, një zonë shumë e thellë dhe “e lashtë” e trurit dhe për fat të keq, shumë ngurruese për të pranuar ndryshimet.

Sjelljet tona vullnetare përkundrazi qëndrojnë në një pjesë krejtësisht të ndryshme dhe më të fundit të trurit, përkatësisht korteksin cerebral. Prandaj, për të fituar një zakon, duhet të bëjmë që zakoni i ri të depërtojë nga korteksi në sistemin limbik.

Për të arritur këto rezultate duhet një kohë e ndryshueshme nga 18 deri në 254 ditë, në varësi të rezistencës ndaj praktikës së re dhe sa e huaj është për zakonet e ndjekura deri në atë moment. Si të përfitoni një zakon të mirë? Fillimisht vendosni një qëllim, kini këmbëngulje, zgjidhni një zakon specifik dhe më pas vendosni ta praktikoni.