Aktualitet Bota

Moskë, sulm terrorist në një sallë koncertesh: Të paktën 40 të vdekur, qindra të plagosur (VIDEO)

Terror pranë Moskës! Pesë burra të maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr në sallën e koncerteve në ‘Crocus City Hall’, duke lënë të vdekur të pakën 40 persona dhe 100 të plagosur.

Agjencia e lajmeve Tass shkruan se sulmuesit përdorën mitralozë.

Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu “hodhën një granatë, duke ndezur një zjarr”, e më pas kanë qëlluar ndaj qytetarëve.


Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan.

Nga pamjet që shihen në rrjetet sociale, personat e armatosur qëllojnë pa mëshirë ndaj njerëzve me armë.

Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka reaguar për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, duke i përshkruar imazhet “të tmerrshme”.

Mendimet tona janë me viktimat, ka thënë më tej Kirby.

Më tej në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se nuk ka indicie që tregojnë se Kievi është i përfshirë në sulm.

Aktualisht nuk ka asnjë indicie se Ukraina apo ukrainasit janë të përfshirë në sulm.

Ekipet Speciale Ruse të Reagimit të Shpejtë (SOBR) dhe Njësitë Speciale Lëvizëse të Policisë së Moskës (OMON) u alarmuan dhe u dërguan në Bashkinë Crocus ku ndodhi sulmi i armatosur. Shërbimet operative e raportuan këtë për TASS. Njësitë Sobr dhe Omon nga Moska po shkojnë në vendngjarje”, thanë shërbimet për agjencinë ruse.