Aktualitet

Moti i keq, DPD paralajmëron për sigurimin e mjeteve lundruese në port!

Për shkak të përkeqësimit të motit në tre ditët në vijim, Drejtoria e Përgjithshme Detare apelon për sigurimin e mjeteve lundruese në port, si dhe rritjen e gatishmërisë nga ekuipazhet.

Nga mesnata e sotme e deri më 23 janar, pritet që bregdeti ynë të përfshihet nga era me drejtim nga jugu e me shpejtësi deri në 30 milje në orë ndërsa lartësia e dallgës do të arrijë deri në 3 metra. Forcimi i masave synon parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.