Gossip Showbiz

Motra e Granitit shokon me deklaratat e saj për Fifin! Si qëndron e vërteta?!

Menjëherë pas spektaklit të së premtes Granit Cana i ka shprehur Fifit se e sheh thjesht si motër e se mes tyre nuk mund të ndodhë diçka. Këngëtarja, e cila ka një pëlqim të fortë për të nuk e ka përjetuar mirë këtë situatë, madje ka patur kriza paniku.
Kjo ndodhi ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi erdhi shumë e papritur. Madje ka reaguar dhe motra e Granitit, e cila është një moderatore e njohur në Kosovë, Genta Cana. Ajo postoi si fillim një video së bashku me të vëllain ku shkruante se e donte dhe e mbështeste atë.
Më pas ka bërë një InstaStory që i habiti të gjithë më atë që që kishte shkruar. Por e ka fshirë brenda pak minutash.
Ajo kishte thënë se në të vërtetë Graniti kishte një pëlqim për Semin dhe se ai duhet të rrinte i qetë pasi më në fund shpëtoi nga një e çmendur dhe e sëmurë mendore si Fifi.

Ti je brenda por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj. Luftova për nxitjen dhe presionin qe vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. Mu kundërvunë, me shanë, me fyen. Pse? Sepse tek ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. Te gjithë panë Semin me Donaldin por unë pashë ty dhe Semin. Do dalin këto fjale e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmure mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria

Fjalë të tilla me të vërtetë na kanë shokuar të gjithëve, pasi disa ditë më parë ajo ishte e ftuar në një emision dhe e ka cilësuar Fifin si kunatën e saj duke thënë se e sheh mjaft serioze lidhjen e saj me të vëllain.

Duket se Genta ka marrë shumë komente negative për postimin e saj kundër Fifit dhe e ka fshirë brenda pak minutash, por më vonë ka postuar një InstaStory tjetër ku shprehej se ajo nuk kishte asgjë kundra këngëtares si person apo si artiste.

Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më keni bombarduar me mesazhe bombarduar me mesazhe nga më të ndryshme. Asgjë nuk kam kundër Fifit si person e as si artiste. E respektoj çfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dytë të rritur. Por për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njëri-tjetrin.

Mesa duket motra e Graniti është përfshirë shumë në këtë ngjarje sa as vetë nuk e di se çfarë po thotë saktësisht, shumë konfuze. Gjë e cila vë në dyshim dhe publikun se si qëndron e vërteta. Apo thjesht Genta kërkon të bëhet protagoniste dhe pse jo pjesë e lojës?!

Këto dhe më shumë mbeten për t’u parë dhe vërtetuar me kohën gjatë këtyre javëve në “Big Brother Vip”.