Fashion Gossip Showbiz

Motrat e famshme Hadid kanë një fiksim të përbashkët dhe ja cili është!

Ato janë padyshim motrat modele më të famshme, më të paguara dhe më të komentuara anembanë botës. E kemi fjalën për motrat Hadid, Gigi-n dhe Bella-n të cilat së fundmi janë komentuar për llojin e këpucëve që ato të dyja bashkë i përdorin shumë shpesh.

Bëhet fjalë për kambalet të cilat bukuroshet nuk i ndajnë nga vetja as në sezonin e verës. Nëse i kanë veshur motrat Hadid, padiskutim që këto këpucë janë një trend tanimë. Kambalet e tyre mbajnë firmën e Dr.Martnes. Në 2021-shin këto këpucë erdhën me disa ndryshime, duke u përshtatur me çdo lloj veshjeje.

Të gjithë ne kemi krijuar bindjen që veshjet e personazheve të huaj të botës së filmit, muzikës apo modelingut të kushtojnë miliona dollarë, por nuk ndodh gjithmonë kështu dhe kemi modelen e njohur Gigi Hadid që mund t’jua vërtetojë këtë. Bukuroshja është parë e veshur me një palë atlete ‘converse’ të cilat kushtojnë vetëm 60 dollarë.

Rikujtojmë, se së fundmi Bella Hadid ka zbuluar për fustanin që është penduar që e ka veshur. Modelja e njohur në Festivalin e Kanës së vitit 2016 me fustanin e saj të kuq ka qenë padyshim rrëzëllitëse por edhe shumë në siklet. Ajo në fakt në foto dukej shumë seksi dhe me vetëbësim por kjo në fakt nuk është fare e vërtetë.

Fustani në fjalë, për të cilin Bella bie dakord se ishte i mrekullueshëm, ishte një fustan i hollë, saten, me rripa të hollë, kurriz të hapur dhe me një të çarë deri në bel, i stiluar nga Alexandre Vaulthier.