Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik feston sot ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga…

Ditën e sotme reperi i shumë hiteve, Mozzik mbush plot 26 vjeç. Teksa ka postuar para pak orësh një karusel me fotografi të tijat ku ndodhet në Amsterdam, reperi ka treguar se sot feston ditëlindjen e tij dhe ka uruar veten.

Sot 26 vjet Zoti me dëshirën e nanës dhe t’babës tem m’sollën n’jetë. #gëzuarditëlindjenpërmua #26

Megjithatë, nëse ishit kuriozë urimin më të bukur për sot Mozzik e mori nga i vëllai Getinjo. Teksa ka zgjedhur ta urojë me anë të një postimi në Instagram ku shfaqen të dy vëllezërit së bashku, reperi i ka dedikuar fjalët më të bukura Mozzik.

Gëzuar ditëlindjen një dhe i vetmi vëllai im i gjakut. Të dua Mozzik. TRUJT ZOTI GJITHMONË

https://www.instagram.com/p/CUYZjgkIkko/?utm_source=ig_web_copy_link

Epo, dashuria e vëllait është e paçmueshme dhe çfarë mund të kërkonte më shumë reperi në ditën e tij të vitit.

Vetëm para pak ditësh, artisti publikoi albumin e plotë “No Rich Parents” në bashkëpunim me ish- partneren e tij, Loredana. Gjithashtu Mozzik paralajmëroi një album të ri solo që pritet të publikohet në vitin 2021, duke na treguar dhe një herë se nuk ka të ndalur.  Edhe pse ai  nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër ne jemi me padurim në pritje të albumit të Mozzik.

Kujtojmë se së fundmi, Mozzik ndodhej në Brezovicë me disa nga miqtë e tij për pushime. Teksa ka publikuar një video ku shfaqej teksa bënte xhiro me motor me një mikun e tij, pas pak minutash reperi i hitit “Madonna” ka treguar se motori i tyre u përplas. Fatmirësisht asnjë dëmtim nuk ka pësuar as Mozzik dhe as miku i tij.