Celebrities Gossip Showbiz

Mozzik vendosi të heqë dorë nga aplikacioni që i ka ‘çmendur’ të gjithë!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Pak më parë, me anë të një postimi në Instastory, artisti na ka treguar vendimin e rëndësishëm që ka marrë duke zhdukur një herë e përgjithmonë aplikacionin e TikTok që i ka ‘çmendur’ të gjithë dhe duket se Mozzik është distancuar nga ky rrjet social që është më i përdoruri për momentin.

Jo vetëm për anën artistike, por reperi ka qenë gjithmonë shumë i përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e tij me Loredana-n, ndarjetribashkimet‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri.

E kur dukej se mes dyshes gjërat ishin të qeta, Mozzik bën veprimin e papritur për artisten. Teksa kjo e fundit sapo ka publikuar këngën e saj, ish- partneri e ka ripostuar duke e mbështetur për këtë projekt dhe krahas ka shkruar: “Mamaja e Hana-s”.

Mesa duket, dyshja kanë gjetur sërish gjuhën  e përbashket dhe tani kanë një raport shumë të mirë miqësor me njëri-tjetrin edhe pse në rrugë të ndara.

Teka na ka treguar një foto nga një skenë e videoklipit të projektit të radhës muzikor, diçka bie menjëherë në sy. Teksa Mozzik shfaqet i rrethuar nga shumë vajza dallohet qartazi ngjashmëria e tyre në ‘look’ me Loredana-n, nisur nga stili i veshjes dhe modeli i flokëve.