Showbiz

Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Eliza Hoxha bën ndryshimin drastik

Prej vitesh tashmë muaji tetor ndërkombëtarisht njihet si ai i ndërgjegjësimit ndaj luftës së kancerit të gjirit.

Në vende të ndryshme zhvillohen aktivitete që kanë si qëllim ardhjen në ndihmë grave dhe vajzave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë.

Këngëtarja e njohur shqiptare Eliza Hoxha ka vendosur të sensibilizohet në mënyrë individuale duke prerë krejtësisht flokët e saj.

Këtë ndryshim drastik ajo nuk ka ngurruar ta shfaqë edhe në rrjetet sociale ku shkruan “Për gjithë ato gra e vajza që nuk dorëzohen”.

Eliza është komplimetuar për guximin dhe mesazhin e fortë që dëshiron të përcjellë.