Showbiz

Këngëtarja Eliza Hoxha rezulton pozitive me Covid-19

Këngëtarja e dashur e publikut Eliza Hoxha ka konfirmuar ditën e djeshme se ka rezultuar pozitive me Koronavirus pas testimeve.

Nëpërmjet një statusi në platformat sociale ai u shpreh se është testuar 2 herë dhe në të dytën testi i saj doli pozitiv.

“Të dashur miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam përsëritur testin dhe dola poztive. Kjo për faktin se tre ditët e fundit kam pasur simptoma që e shquajnë këtë virus si; plogështi, ethe, temperaturë, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi” -shkroi ajo ndër të tjera në një status në Facebook.