Celebrities Gossip Showbiz

Mund të dëgjoni këngët e artistëve të tjerë, por Yll Limani ka një kërkesë për ju!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku teksa ka postuar një Instastory krahas ‘i ka dhënë leje’ ndjekësve të tij të dëgjojnë këngët e tjera verore që janë publikuar, por me një ‘kusht’.

Dëgjojini të gjitha këngët e reja që kanë dalë, shumë të mira, por mos harroni që fokusi është te ‘Kaje’. Alo? Mos u hutoni.

Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.