Celebrities Fashion Showbiz

Naomi Campbell ka hequr dorë nga diçka e rëndësishme për karrierën e saj…

Ikona e modës, Naomi Campbell, e di saktësisht se nga çfarë ka hequr dorë për të qenë supermodelja e njohur dhe e suksesshme që të gjithë e njohin sot. Në një intervistë për “The Cut”, të publikuar këtë javë, ajo u shpreh se:

Unë do thoja se sakrifica e vërtetë është gjetja e një shpirti binjak që të kupton. Unë jam e fortë, por gjithashtu jam e ndjeshme. E di që në marrëdhënie më duhet të bëj kompromise.

Edhe pse ajo nuk është martuar kurrë dhe për momentin është ende beqare, modelja ka patur disa lidhje publike. Në vitin 1993, ajo u fejua për pak kohë me basistin e U2, Adam Clayton. Më pas, u fejua me Flavio Briatore, një biznesmen italian, me të cilin u nda në 2002-shin, pas katër vitesh lidhje.

Naomi ka qenë gjithashtu e lidhur me  Leonardo DiCaprio, Usher dhe Robert DeNiro në të kaluarën – si dhe me ish-këngëtarin e One Direction, Liam Payne dhe reperin britanik Skepta, vitet e fundit.

Edhe pse nuk u fol kurrë për një lidhje të radhës, këtë vit supermodelja arriti një gjë që e donte gjithmonë, të bëhej një nënë. Modelja njogtoi ardhjen në jetë të vajzë së saj në një postim në Instagram në muajin maj.

Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Sa e nderuar që kam këtë shpirt në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që unë tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.

Rikujtojmë se, Naomi është treguar shumë e rezervuar për këtë pjesë të jetës së saj dhe nuk ka zbuluar më tepër detaje për vogëlushen. Megjithatë, si rrallë herë modelja ka publikuar një foto të vajzës së saj, e cila shihet e veshur me një kostum të markës së famshme “Versace”. Modelja zgjodhi pikërisht këtë foto të vajzës së saj për të nderuar stilistin e njohur Gianni Versace në përvjetorin e tij të 24-të të vdekjes.