Showbiz

Naomi Campbell pozon nudo me të dashurin e ri, fansat ‘çmendin’ rrjetin me komente

Modelja e famshme vetëm me një foto ka arritur të çmendë rrjetin nga komentet e fansave teksa ka pozuar ‘topless’ për revistën prestigjose “GQ”.

Prej javësh përflitet se Naomi dhe reperi i famshëm janë në një lidhje dashurie edhe pse ata nuk e kanë pranuar publikisht.

Ditë më parë ‘Pantera e zezë’ postoi një foto ku shfaqej me Skepta-n në profilin e saj të Instagram-it por menjëherë më pas e fshiu si mënyrë për t’i dhënë fund thashethemeve.

Në kopertinën e revistës të dy ata shfaqen gjysmë të zhveshur teksa shkëmbejnë një puthje dhe ka mjaftuar vetëm kjo për të bërë shumë zhurmë.

Mesa duket fansat e 47-vjeçares kërkojnë me këmbëngulje që ajo të lidhet me reperin pasi janë të mendimit se ata janë perfekt për njëri-tjetrin.